Rreth nesh

Ky projekt përkrahet nga Instituti Demokraci për Zhvillim dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Kjo platformë është realizuar nga një grup vullnetarësh, të cilët do të lexojnë dhe incizojnë librat të cilat do të plasohen në uebfaqen http://www.librameze.com.

Kjo do të shërbejë në motivimin e personave të verbër për të mësuar dhe studiuar, që plotëson qëllimin e përgjithshëm organizatës sonë në promovimin e arsimit në Kosovë.

Të premten me datë 24 shkurt nga ora 17:00 në Kalanë e Vushtrisë, si dhe të hënën me datë 27 shkurt në ora 10:00 në Gjakovë (në zyrat e YMCA) do të bëhet promovimi i kësaj uebfaqeje, ku me këtë rast ftohen organizata dhe familjarë të personave të verbër që të marrin pjesë në këtë aktivitet. Aty do të prezantohet platforma, ndërsa personat me dëmtime në shikim apo edhe të verbër do të pajisen me fjalëkalimin i cili ua mundëson qasjen në platformë.

Po ashtu të gjithë ju që dëshironi të kontribuoni për këtë komunitet jeni të ftuar të na bashkëngjiteni në këtë ngjarje.

Uebfaqja do të jetë një bibliotekë online e cila vazhdimisht do të pasurohet me libra, duke na ofruar të gjithëve mundësi që të kontribuojmë.

Logoja e projektit Libra me zë


Falenderojmë agjensionin SIMS Marketing Agency për krijimin e logos.